Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Hagë për të vizituar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet në burg për akuzat e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës.

Theksojmë se sot Hashim Thaçi u paraqit sot para Dhomave Speciale në Hagë lidhur me disa akuza të reja të ngritura ndaj tij, për të cilat u deklarua i pafajshëm.

“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ai, teksa mori pjesë në seancë përmes video-konferencës nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Akuzat e reja ndaj Thaçit kanë të bëjnë për krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.