Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me Ndihmës-sekretaren Amerikane për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried.

Takimi u zhvillua në kryeministri me dyer të mbyllura dhe zgjati 90 minuta.

Më pas, Donfried pritet t’i drejtohet Kryesisë së Kuvendit, ku do të takohet edhe me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Ditën e djeshme ajo u takua me komisionerin e BE, Oliver Varhelyi. Diplomatët e SHBA dhe BE theksuan rëndësinë e integrimit të shpejtë të rajonit që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Zyrtarja e lartë e DASH ka nisur një tur takimesh në Ballkanin Perëndimor. Donfried vizitoi Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Kosovën ndërsa dje ishte në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë konferencës së djeshme në Shkup, Donfried tha se SHBA-të mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.