Kryeministri Edi Rama, në një takim në stadiumin e Elbasanit, iu drejtua simpatizantëve duke u thënë se të votosh për Partinë Demokratike, ngrihen nga varri Rilindasit.

“PD vjen vërdallë si aeroplan pa bisht. Çfarë arsyeja ka për të votuar PD-në? Një tullë nuk ka vënë për Elbasanin. Çfarë bëri për Universitetin e Elbasanit, për Spitalin e Elbasanit, për qendrën shëndetësore? PD-ja nuk e meriton që Elbasani t’ia hedhë sytë, pa llogaritur partinë tjetër të Profesor Doktoreshë Monika Kryemadhit”, tha Rama.

“Në qytetin e Kostandin Kristoforidhit të votosh Monikën, do të thotë të ofendosh historinë e këtij qyteti. A e imagjinoni dot Aqif Pashë Elbasanin duke iu këshilluar të votoni Ilir Metën?”, shtoi kryeministri.