Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës në lidhje me deklaratat e sotme ku pretendohej se Çekia mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë.

Në një postim në Twitter Rama shkruan se kjo nuk ka gjasë të ndodhë, pavarësisht deklaratave të opozitës.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba”, shkruan Rama.