Mbretëria e Bashkuar prezantoi, të enjten, një sërë masash dramatike kufizuese që vijnë pas Brexit. Shtetasit europianë, të dënuar me të paktën 1 vit burg, nuk do të lejohen të hyjnë në Britani.

Të pastrehët që jetojnë në rrugë mund të pësojnë deportim, gjithashtu edhe ata që shfaqin agresion në publik apo dehje në rrugë. Megjithatë, qeveria britanike tha se këto masa do të përdoren “me kursim”.

Për një kohë të gjatë, rregullat e BE-së na kanë detyruar të pranojmë kriminelë të rrezikshëm të huaj, të cilët kanë abuzuar me vlerat tona dhe kërcënuar mënyrën tonë të jetës, në rrugët tona”, u shpreh ministrja e brendshme, Priti Patel, në një konferencë për shtyp.

Kufizimet e reja, të cilat synojnë që ta bëjnë Britaninë e Madhe në një vend më të sigurt, hyjnë në fuqi, në janar të vitit 2021.