Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve së aksi Tiranë-Durrës do i nënshtrohet sot riparimeve.

Deri me datë 21 prill çdokush që duhet të kaloje nga ky aks duhet të ndjekë rrugët alternative.

“Sipas planit të menaxhimit të trafikut “të rishikuar”, qarkullimi do të bëhet në një korsi të autostradës në varësi të pjesëve ku do të punohet. Për të shmangur vështirësitë, qytetarët këshillohen të ndjekin rrugët dytësore, ose rrugë të tjera alternative”, thuhet në njoftimin zyrtar në lidhje me këtë zhvillim.