Sali Berisha është edhe “de jure” jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kuvendi ka publikuar në faqen e tij zyrtare grupet parlamentare, ku tek ai i PD-së është reflektuar numri i deputetëve që ka depozituar kreu i partisë, Lulzim Basha.

Kësisoj, Sali Berisha, edhe pse deklaroi se ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-së, tashmë është zyrtarisht deputet pa grup parlamentar.

Ndërkohë, Berisha fillon sot aksionin e tij politik kundër vendimit të Lulzim Bashës me synim ringritjen e PD-së në vlerat që u themelua. Takimet do t’i nisë me demokratët e Tiranës në orën 18:00, për të vijuar më pas në të gjithë rrethet e vendit.

Në seancën e zhvilluar gjatë paradites në Kuvend ku kryeministri Edi Rama prezantoi programin e qeverisë së re, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm.