Shërbimet sekrete meksikane e kanë spiunuar Gabriel García Markez për dekada të tëra, pasi e konsideronin agjent propagande të Kubës dhe Bashkimit Sovjetik.

Ky fakt zbulohet të një shkrim të “El Pais”, e cila së fundi ka pasur akses në arkivat e agjentëve sekretë në Mexico City.

Sipas gazetës spanjolle, shkrimtari fitues i çmimit Nobel u ndoq nga inteligjenca meksikane nga fundi i viteve 1960, në kohën e militantizmit politik më aktiv. Dhe CIA ishte “e interesuar” për aktivitetin e tij, sipas raporteve të agjentëve meksikanë.

“El País” konsultoi rreth njëqind raporte të shërbimeve meksikane mbi shkrimtarin dhe lidhjet e tij me Kubën. Sa u përket marrëdhënieve me Fidel Castron, me të cilin u njoh në Havanë menjëherë pas revolucionit të vitit 1959, gazeta vëren ndër të tjera, sipas një dokumenti të vitit 1982, Gabo ka pasur një marrëdhënie aq të fortë, saqë vendosi t’i shiste Havanës të drejtat e ‘Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”, botuar vitin e kaluar.

Afërsia e nobelistit me Kubën dhe me qeveritë dhe guerilët e tjerë të së majtës amerikano-latine dukej se shqetësonte mbi të gjitha regjimin në pushtet në Meksikë në ato vite. El País kishte akses në më shumë se njëqind raporte që monitoronin shkrimtarin dhe marrëdhëniet e tij me Kubën dhe Kastroizmin.

Pa valixhe dhe pa pasaportë, García Márquez kishte hyrë për herë të parë në Havanë pak ditë pas triumfit të revolucionit në janar 1959. I ftuar nga Kastro si korrespondent i “Prensa Latina”, agjencia zyrtare kubaneze e lajmeve, ai kaloi gjashtë muaj në ishull. Pas idilit të parë, kontrolli i agjencisë nga Partia Komuniste dhe dorëzimi përfundimtar i kastroizmit në Moskë ftohën marrëdhëniet.

Por miqësia mes Markezit dhe Kastros vazhdoi, gjithmonë e kryqëzuar nga letërsia. Libri i parë që shkrimtari i dha Líder Máximo ishte Drakula.

Ishte mesi i viteve ‘70 dhe udhëheqësi kuban, i përfshirë në luftën në Angola, i kishte pranuar mikut të tij se mezi kishte kohë për të lexuar. Kështu, Marquez kishte vazhduar t’i siguronte atij librat bestseller, lexime të lehta për të marrë një pushim nga revolucioni.

Në këmbim, komandanti u bë një redaktues i vështirë i dorëshkrimeve të tij të para. Në romanin “Kronika e një vdekjeje të parathënë”, frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, ai korrigjonte edhe kalibrin e armëve. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse laureati i Nobelit ia la të gjitha të drejtat e librit qeverisë kubaneze.

Vitet e politizimit maksimal të Gabos përkonin me periudhën më të vështirë të represionit në Meksikë. Por sipas studiuesit meksikan, Jacinto Rodriguez, i cili është duke redaktuar një libër mbi spiunazhin e Drejtorisë Federale të Sigurisë meksikane mbi intelektualët e kohës, siç raporton ende El País, “Gabo ishte ende një i huaj që nuk mund të ndërhynte në çështjet kombëtare dhe që gjithashtu tregoi gjithmonë maturi të madhe”.

Pak ditë më parë, shkrimtari i madh i realizmit magjik ishte rikthyer në vëmendjes mediatike për zbulimin e ekzistencës së një vajze sekrete tashmë 31-vjeçare, Indira. Ajo është e bija e një gazetareje me të cilën Markez kishte bashkëpunuar për një kohë të gjatë.