300 kg kokainë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në një kompani bananesh në Tiranë. Mësohet se dy persona janë arrestuar ndërsa operacioni është në vijim.

Burimet bëjnë me dije se ky aksion antidroge është zhvilluar nga sektori i narkotikëve të kryeqytetit, të cilët kanë ndërhyrë teksa po bëhej shkarkimi i ngarkesës së bananeve në magazinë në zonën e Vaqarrit.

Dyshohet se droga është futur përmes portit të Durrësit, është mbajtur nën monitorim nga autoritetet.