Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Itali, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 523 raste të reja, nga 481 të ditës së kaluar.

Ulen ndërkohë viktimat, që sot janë 6 kundër 10 të bilancit të djeshëm.

Totali i të vdekurve është 35.321, ndërkohë që mbetet Lombardia rajoni më i prekur.