Në punimet e samitit të Open Balkan në Ohër të Maqedonisë së Veriut mori pjesë, edhe pse virtualisht nga Sarajeva ku ndodhej, edhe zëvendës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar.

Në deklaratën e tij, zyrtari i lartë amerikan ritheksoi mbështetjen e Uashingtonit për iniciativën e Open Balkan, por edhe atyre të tjera që synojnë stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar faktin se këto iniciativa duhet të jenë të hapura për secilin vend të rajonit.

Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Ballkanin Perëndimor nga prizma e problemeve të ndodhura në shekullin e XX, por nga ajo e shekullit XXI.

Ballkani Perëndimor na jep mundësi të mëdha. Rajoni ka pozitë e mirë gjeografike, resurse të mahnitshme, ka potencial për të qenë qendër i energjisë, që do të na ndihmojë të përballim ndryshimet klimatike, mund të jetë qendër e gazit natyror, që ta ndihmojë Europën të shmanget nga vartësia ndaj gazit, por mund të jetë edhe qendër e teknologjisë së informacionit, qendër e turizmit, Ballkani Perëndimor është pjesa e Europës që ka rritjen më të madhe. Do të ballafaqohemi me probleme, por së bashku do t’i kalojmë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin Open Balkan, duhet të punojmë në një bashkëpunim më të madh jo vetëm ekonomik, por edhe në strukturat europiane”.