Kreu i SPAK Arben Kraja, ka theksuar se ka indicie që prokurorë e gjyqtarë që hetojnë dosje me personazhe të fuqishëm janë kërcënuar.

“Ka indicie që ka prokurorë dhe gjyqtarë të kërcënuar që po hetojnë dosje të rëndësishme, por nuk jemi ne ata që po i kryejmë hetimet”. Kështu ka deklaruar kreu i SPAK-ut Arben Kraja.

I pyetur nga gazetarët rreth lajmeve se disa prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë të GJKKO-së janë kërcënuar kohët e fundit, Kraja theksoi se “këta prokurorë dhe gjyqtarë janë duke hetuar dosje shumë të nxehta, mes tyre dhe të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, dhe normalisht që ka patur kërcënime”.

Kraja përfundon mandatin në dhjetor ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post.

E kur kanë mbetur vetëm pak ditë, ende nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për tu ulur në karrigen që do të lihet bosh nga zoti Kraja.