Por lajmi i mirë vjen nga Universitetit i Uashingtonit, studiuesit e të cilit parashikojnë se Omicron do të shkaktojë 99% vdekje më pak nga paraardhësi i tij Delta.

Varianti Omicron i COVID-19 mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm se Delta. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i shkencëtarëve francezë.

Studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësuar transmetimin e variantit Omicron në Francë duke përdorur teste të shqyrtimit të varianteve specifike dhe renditjen e plotë të gjenomit.

Studimi, i cili u publikua në faqen medRxiv dhe që ende nuk është rishikuar nga kolegët, analizoi 131,478 teste në Francë nga 25 tetori deri më 18 dhjetor 2021.

Rezultatet treguan se tek të rinjtë, prevalenca e infeksionit me variantin Omicron ose variantin Alfa ishte më e lartë se ajo e variantit Delta.

Në zonat më me rrezik të lartë në Francë, studiuesit zbuluan gjithashtu se numri i infeksioneve me dy variantet e mëparshme u rrit ndjeshëm me kalimin e kohës.

Bazuar në këto gjetje, studiuesit krahasuan infektivitetin e virusit tek njerëzit e infektuar me variantin Omicron ose Alpha me transmetueshmërinë tek njerëzit me variantin Delta gjatë një periudhe 21-ditore dhe diferenca ishte afërsisht 105 për qind.

Omicron u përcaktua si një variant “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në nëntor, sepse studimet e mëparshme treguan se ishte më i transmetueshëm dhe më rezistent ndaj trajtimit sesa variantet e tjera të COVID-19, përfshirë Delta, me njerëz më të rrezikuar për t’u infektuar ose riinfektuar edhe kur je plotësisht i vaksinuar.

Studimet e fundit tregojnë se Omicron ka më pak gjasa të sëmurë rëndë njerëzit në krahasim me variantet e mëparshme.

Disa studime paraprake kanë treguar gjithashtu se Omicron është në gjendje të mbërthejë traktin e sipërm respirator më lehtë se varianti Delta, por është më pak efektiv në infektimin e mushkërive. Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin pse është më ngjitës dhe vdekshmëria e tij më e ulët në krahasim me Deltan.

Por lajmi i mirë vjen nga Universitetit i Uashingtonit, studiuesit e të cilit parashikojnë se Omicron do të shkaktojë 99% vdekje më pak nga paraardhësi i tij Delta.

Shkencëtarët gjithashtu vlerësojnë se përhapja e gjerë e Omicron mund të ndërtojë shumë më herët imunitetin e tufës, duke sjellë për rrjedhojë përmirësimin e emergjencës shëndetësore që mban të mbërthyer botën prej dy vitesh.

Megjithatë, OBSH në daljen e saj të fundit bëri thirrje se pavarësisht se mutacioni i ri shkakton simptoma të lehta nuk duhet neglizhuar në asnjë moment.