Një ekip biologësh ka zbuluar një “monolit” të çuditshëm metalik në egër, në Utah, SHBA, por që askush nuk e di se për çfarë bëhet fjalë.

“Një nga biologët e vuri re atë në momentin kur fluturuam mbi të,” i tha stacionit lokal KSLTV Bret Hutchings, një pilot helikopteri i cili po transportonte shkencëtarët në një mision të numërimit të mufloneve.

“Papritmas ai tha: ‘Whoa, whoa, whoa, kthehu, kthehu! Ai përshkroi. “Unë arrita të them ‘çfarë?’ dhe ai vazhdoi: ‘Ka diçka të çuditshme atje, ne duhet të kthehemi për të parë’”.

Monoliti vezullues është i lartë midis 3 dhe 3.5 metra dhe qëndron midis një zone shkëmbore dhe askush ende nuk e di se çfarë funksioni ka ajo gjë e çuditshme aty, e varrosur në tokë, milje larg nga gjithçka që ne e quajmë civilizim.

Ekipi nuk dëshiron të zbulojë vendndodhjen për t’i mbajtur kuriozët larg këtij vendi jashtëzakonisht të paarritshëm.

Referenca e parë, veçanërisht për brezin pak më të vjetër, është një skenë nga filmi i vitit 2001: Një Odise Hapësinore (1968), kur majmunët afrohen në pllaka të ngjashme, të cilat rezultojnë se janë vendosur nga të huajt në të gjithë sistemin diellor, në parahistori.

Piloti sapo e kujtoi atë skenë: “Ose ka të bëjë me të, ose është ndonjë artist ose një shaka ose …”

Ai tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.