Short ferri për Milanin në raundin e 1/8-ave të Europa League. Goglat e hedhura në Nion të Zvicrës i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester United me ndeshjen e parë që do të luhet në Old Trafford të enjten e 11 marsit. Ajo mes Manchester United dhe Milanit është sfida më e fortë e këtij raundi në të cilin nuk mungojnë përballjet interesante.

Arsenalit do t’i duhet të udhëtojë drejt Pireut për t’u përballur me grekët e Olympiacos me ndeshjen e parë që do të luhet në Athinë. Roma do të sfidojë ukrainasit e Shakthar Donetsk, ndërkohë që Tottenham do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit.

Për Ajaxin shorti u tregua disi më bujar pasi e vendosi kundër zviceranëve të Young Boys, ndërkohë që Villareali do të sfidojë Dynamon e Kievit. Dy përballje disi më të baraspeshuara konsiderohen ato Granada-Molde dhe Slavia Pragë-Rangers.

Raundi i 1/8 të Europa League:

AJAX- YOUNG BOYS

DYNAMO KYIV-VILLAREAL

ROMA-SHAKHTAR DONETSK

OLYMPIACOS-ARSENAL

DINAMO ZAGREB-TOTTENHAM

MANCHESTER UNITED-MILAN

SLAVIA PRAHA-RANGERS

GRANADA-MOLDE