Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Policia njoftoi se shpërthimi saktësisht ka ndodhur në rrugën “Petar Kral” dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e veriut tha për Telegrafin se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një makinë.

“Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, është shprehur Elshani.