Shifrat e pandemisë në Shqipëri vijojnë të jenë të larta.

Shtatë persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe dhe gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç

Rastet e reja- Në 24 orët e fundit janë kryer 2841 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë/

Rastet e reja janë në këto bashki: 201 në Tiranë, 46 në Berat, 32 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 17 në Gjirokastër, 12 në Kamëz, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Elbasan, nga 8 qytetarë në Lezhë, Krujë, Pogradec, nga 7 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Sarandë, Roskovec, nga 4 qytetarë në Kukës, Tropojë, Korçë, Dimal, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mat, Vorë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Mirditë, Kurbin, Shijak, Himarë, Përmet, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Poliçan, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Patos, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë.

Janë 8,247 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë.