(Stadiumi Air Albania “zhvishet” për derbin Tirana – Partizani. Hiqen stolat në tribuna për të shmangur gjuajtjet me to)

Gjuajtja me stola nga tribunat pas portës, drejt fushës së lojës, ka qenë një nga pamjet që ka prodhuar derbi i kryeqytetit në vitet e fundit. Dhe, duke vendosur që të hiqen pikërisht ndenjëset, duket se shteti e ka gjetur zgjidhjen.

Kështu, për të shmangur sjelljet e pakontrolluara të tifozëve pas porte nuk do të ketë më stola dhe tifozët do të ulen direkt në shkallaret e stadiumit.
Heqja e stolave në tribuna për të parandaluar gjuajtjen e tyre drejt fushës së lojës, dëshmon dështimin e shtetit për të menaxhuar sigurinë në ambientet sportive. Ky është shteti ynë.
Ky, që nuk vë dot rregull në një stadium, është shteti i Edi Ramës…
Ndërsa në Angli, në vendlindjen e huliganizmit të tifozërisë në futboll, prej kohësh janë hequr edhe gardhet e vogla që rrethonin fushën e lojës…