Reshjet e shiut që kanë përfshirë sot vendin tonë pritet të vijojnë me intensitet më të ulët edhe gjatë të martës dhe të mërkurës.

Ndërkohë, ditët e fundit të vitit, e enjtja dhe e premtja pritet të jenë me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tregoi për Euronews Albania se natën e ndërrimit të viteve moti pritet të jetë i kthjellët me temperatura që shkojnë nga 0-1 gradë në vlerat minimale në 17-18 gradë celsius në ato maksimale.

Edhe fillimi i vitit të ri pritet të jenë me mot të kthjellët në gjithë vendin dhe pa luhatje në vlerat termike.