Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vendin tonë.

MSH bën me dije se në 24 orët e fundit, nga 279 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.

Ndërkohë nuk raportohet për asnjë humbje jete.

Njoftimi i MSH:

28 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 279 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Rrogozhinë, Devoll, Gramsh.

Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.