Prej së premtes prokurorët e SPAK dhe OPGJ kanë zhvilluar hetime në bashkinë e kukësit për të verifikuar të dhënat e përfituara nga video ku kryebashkiaku është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale. Mësohet se është realizuar edhe ekspertiza ligjore e pamjeve filmike që u shfaqën në rrjetet sociale si dhe është marrë pamja e zyrës së Safet Gjicit.

Nga një inspektim i thjeshtë që oficerët e BKH-së kanë kryer në bashkinë e Kukësit, rezulton se ambjentet janë të njëjta, dhe bëhet fjalë se videoja është regjistruar në zyrën personale të Kryetarit të Bashkisë.

Pritet që SPAK, të rimarë sërisht në pyetje vajzën, për të mësuar mbi detajet dhe motivet e filmimit të skenës por dhe transferimit të videos në persona të tretë.