SPAK mësohet se ka nisur hetim ndaj Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë.

Sipas dokumentit me numër protokolli 7393, dhe mban firmen e kreut te SPAK Arben Kraja, thuhet se është regjistruar procedim penal.

Në dokument saktësohet se më datë 10.12. 2015, mes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësorë dhe Sansiservice sh.p.k është nënshkruar kontratë për “Financimin e Shërbimit”.

SPAK kërkon informacion të detajuar mbi fillimin e zbatimit të kësaj kontrate në të gjithë spitalet e Republikës së Shqipërisë, dhe ku është shtrirë ky shërbim.

Raportet përmbledhësë të kryera cdo muaj, faturat përmbledhëse të koncesinarit, për shërbimin e ofruar për secilin muaj.

Dokumentet në të cilat FSDKSH  njofton koncensionarin në lidhje me shërbimet e përfituara për dezinfektimin e zonave kirurgjikale dhe të trajtimit të asgjesimit të mbetjeve spitalore, etj.