Shqiptarët janë në një kohë historike kur ende nuk po dinë si ta zgjidhin bashkimin kombëtar.
Koha e solli që, pas 200 vjetësh shkelje dhe grabitje territoresh shqiptare nga Serbia dhe Greqia, në vitin 1999 shqiptarët morën territorin e Kosovës me popullsi 2 milionë banorë dhe me sipërfaqe 10.887 km2; dhe, në vitin 2008 shpallën pavarësinë e saj.

Por, a e kanë të nevojshme tani që të dy shtetet shqiptare të formojnë federatën e tyre të Shqipërisë së Bashkuar?
Ja kjo është pyetja thelbësore e historisë së Shqipërisë duke filluar që nga viti 1999.
Po, shqiptarët tani janë tamam në kohë; por nuk kanë liderë që ta bëjmë këtë ndërmarrje juridike.

l.
Na duhet të theksojmë se shqiptarët ende nuk po drejtohen nga shqiptarizmi, por, për këtë fakt, shenjat janë që këta drejtues: ose janë me antishqiptarizmin historik, ose janë të trembur nga antishqiptarizmi historik.
Por, në thelb, kjo është krejt e njëjta gjë.
Atëherë…
Duhet që sa më shpejt që të jetë e mundur të fillojnë lëvizjet popullore në Kosovë e në Shqipëri pë t’i kërkuar qeverive nga poshtë bashkimin kombëtar.

Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një shtet. Kjo është detyrimisht kërkesa historike e kësaj kohe.
Por në të vërtetë ky shtet shqiptar i bashkuar që do të quhet Shqipëria e Re mes dy shtetesh, duhet të jetë federatë mes dy republikave: Arbëria dhe Dardania; por edhe në pritje të republikës së tretë që duhet të jetë Maqedonia Shqiptare. Dhe ky proces do të vijojë edhe për territoret e tjerë shqiptarë të pushtuar me anë të konventave ndërkombëtare antishqiptare, të cilat tani kanë hyrë në procesin e rivendikimit të territoreve shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova.
Dhe mos e harroni që Republika e katërt e Shqipërisë së Bashkuar do të jetë Çamëria. Dhe mbaheni mend këtë, se procesi ka filluar.

II..
Në të njëjtën kohë, na duhet të theksojmë se qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës duhet të fillojnë veprimin politik të Bashkimit Kombëtar.
Kjo është një domosdoshmëri historike.

Ende deri më sot nuk kemi një marrëveshje juridike me spektër të gjerë midis dy shteteve shqiptare. Dhe ky është një turp historik.
Që nga Rilindja Kombëtare e deri në kohën tonë, shqiptarët kanë qenë të goditur nga fqinjët grabitqarë tokash shqiptare. Por tani gjithçka është zhvendosur te forca e Botës Shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Prandaj, marrëveshja juridike me spektër të gjerë midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë domosdoshmëri politike e kësaj kohe, si hapi i parë i madh drejt bashkimit kombëtar.