Personat qe riatdhesohen ne Shqipëri do të hetohen nga SPAK për aktiviteteve te tyre.

Sipas burimeve të A2, pas periudhës së karantinës, Prokuroria Antikorrupsion pritet t’i marrë në pyetje për itinerarin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Turqisë dhe më pas në Siri.

Pyetje do të bëhen edhe për identifikimin e personave që kanë financuar dhe rekrutuar këto persona për t’u dërguar në vendet e kontrolluara dikur nga ISIS.

Personat në fjalë, 5 gra dhe 14 fëmijë, ndodhen për momentin në Shtëpinë e Pushimit në plazhin e Durrësit, ku po kalojnë procesin e karantinimit por edhe disa testime psikologjike, edhe pse mund të takojnë familjarët e tyre.

Ndërkohë në Siri mbeten ende 25 shtetas shqiptarë, ku në kampin al Hawl mbeten 17 persona, kryesisht fëmijë, por edhe 8 të tjerë në kampin Roj.

Situata brenda kampit Al Hawl mbetet shumë e vështirë, sipas burimeve të A2 por edhe dëshmive të disa nga personat aty, si Eva Dumani dhe Myrvete Dibra.