Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Për pasojë raportohet se ka ndërruar jetë 1 person, ndërkohë që 2 të tjerë janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri tjetrin, teksa kanë përdirur edhe armët. Policia ka rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve.