Dhjetë njerëz janë vrarë pas një sulmi me armë në një dyqan ushqimesh në Kolorado, në SHBA.

“Zemrat tona për të gjitha familjeve të prekura. Ka 10 viktima”– tha Shefi i Policisë, Maris Herold në një konferencë shtypi të hënën në mbrëmje, disa orë pasi një person shkoi i armatosur në një supermarket të “King Soopers”.

Midis viktimave ishte edhe një officer policie Eric Talley, i cili ishte i pari që iu përgjigj raporteve për një person të armatosur në dyqan. Herold e quajti sjelljen e oficerit një “veprim heroik”.

Prokurori i Qarkut të Boulder, Michael Dougherty gjithashtu e vlerësoi oficerin. Emrat e viktimave të tjera nuk janë bërë të ditur, pasi policia ende duhet të njoftojë të afërmit e tyre.

Një i dyshuar është marrë në paraburgim ndërsa po mjekohet për një lëndim. Policia nuk pranoi të identifikonte të dyshuarin.

Në mediet lokale, më herët u tregua një burrë që po largohej nga vendi i të shtënave me pranga. Ai ishte pjesërisht i zhveshur dhe i përgjakur.

Ende asnjë motiv për të shtënat nuk është përcaktuar.