Mes tensioneve të shumta të ditës së sotme, kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë arritur të futen në ndërtesat e komunave, të shoqëruar nga forcat policore.

Nga raportimet nga terreni të mediave të Kosovës, vihet re se në minutat e para të hyrjes në zyrë, kryetari i ri i komunës së Liposaviçit, Lulzim Hetemi, ku më parë u raportua edhe për të shtëna me armë, ka ngritur flamurin e Kosovës.

Para Leposaviçit, Policia shpërndau turmat në Zveçan dhe Zubin Potok, ku tashmë kanë hyrë kryetarët e rinj në komuna.

Turmat u mblodhën mesditën e sotme për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj, që janë të gjithë shqiptarë