Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se si mori vendimin e përjashtimit të ish liderit historik të PD, Sali Berisha nga grupi parlamentar pas ultimatumit që mori nga SHBA.

I ftuar në Open në Top Channel ku foli për marrëdhëniet me Berishën, Basha thotë se SHBA nuk kërkoi pezullimin e Berishës nga grupi, por ka kërkuar përjashtimin e tij nga Kuvendi dhe distancimin e partisë.

Vendimin e përjashtimit të Berishës e mora pas urdhrit nga SHBA për distancim nga Berisha. Kur vendosesh para një dileme të tillë, kjo është barra e lidershipit. Falë investimit tim politik dhe personal në përmasa që ndoshta s’do i bëja për veten time, një ultimatum i distancimit total nga Berisha u kthye në një vendim pezullimi.

SHBA nuk kërkoi pezullimin e Berishës nga grupi, ka kërkuar përjashtimin e tij nga Kuvendi dhe distancimin e partisë.

Produkti i investimit 2 muaj e gjysmë i imi pa mbështetjen e Berishës për gjetjen e një zgjidhje. Se PD më para kishte kërkuar zyrtarisht largimin e non-gratave të mëparshme, dhe prandaj vendosa pezullimin nga grupi deri në qartësimin e çështjes që Berisha e ka çuar në Francë.

Çdokush e ka të qartë, edhe Berisha e di se çfarë do të thotë mos të marrësh një vendim pas një ultimatumi dhe lajmi shumë të fortë: shpalljes non-grata nga SHBA. Nuk u nisa nga kënaqja apo pakënaqja e amerikanëve. Këtu kemi interesat personale të një njeriu dhe interesat e PD-së ,” tha Basha.