Gjykata e Prishtinës ka vendosur 30 ditë paraburgim për Millun Milenkoviç, i dyshuar për sulm ndaj trupave të KFOR-it. Millun Milenkoviç njihet ndryshe si “Llune”.

“Milenkoviç-Llune është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprës penale ‘sulmi terrorist’ që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve-KKZ në dhjetor të vitit të kaluar, në të cilën ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor i Kosovës Dejan Pantiq”, shkruajnë mediat kosovare, duke cituar njoftimin e zëdhënëses për informim e Gjykatës Themelore ne Prishtinë, Mirlinda Gashi.