Britania e Madhe ka shënuar një tjetër rekord për numrin e viktimave ditore nga COVID-19. Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit janë shënuar 1,041 të vdekur, numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga Prilli.

Ndërkohë sot janë shënuar 62,322 raste të reja, që është një tjetër rekord i pandemisë në Britaninë e Madhe. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, në deklaratë ka thënë se situata është shumë e rënduar. Në spitalet janë 30,074 pacientë me COVID që po trajtohen, një numër tepër i lartë.

Hancock u tha deputetëve se pasojat e mosveprimit mund të jenë të ngjashme me skenat në vende të tjera të botës, ku spitalet ishin të tej mbushura dhe mund të vijë koha që mjekët të zgjedhin që do kurojnë dhe kë do lënë pa shërbim.

“Ne e dimë që javët e dimrit do të jenë të vështira”, shtoi ai duke kërkuar që vaksina të shpërndahet më shpejt.