Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur në gjatë një feste fetare në Izrael në Veri-Lindje të vendit. Sipas BBC mësohet se në këtë ngjarje të rëndë kanë mbetur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Kreu i Shërbimit Kombëtar të Emergjencave, Magen David Adom, tha se gjithçka ka ndodhur në festivalin Lag B’Omer, në rrëzë të malit Meron.

Në fillim u raportua se tragjedia ndodhi për shkak të shembjes së një strukture, por më pas u zbulua se gjithçka kishte ndodhur nga rënia nga shkallët e një turme njerëzish. Ata kishin shkelur të tjerët që ishin poshtë tyre dhe u shkaktuan vdekjen 44 prej tyre.

Zyrtarët e urgjencës kanë deklaruar se dhe 38 persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Kryeministri, Benjamin Netanyahu, i cili tha se po lutej për viktimat dhe ngjarjen e përshkroi si një katastrofe të rëndë.

Ky ishte tubim i parë me mijëra njerëz në Izrael pas përhapjes së Covid-19. Izraeli është një nga vendet që ka vaksinuar më shumë qytetarë dhe ka lehtësuar shumë masat.