Trump del nga spitali, premton të rikthehet në fushatë

Trump del nga spitali, premton të rikthehet në fushatë
Presidenti Donald Trump ka dalë nga spitali dhe do të vazhdojë kurimin në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se ‘ndihet shumë mirë’ dhe i bëri thirrje njerëzve të mos kenë frikë nga Covidi:

“Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë.”

Ai lajmëroi se do t’i kthehet fushatës presidenciale së shpejti.

Trump u diagnostikua me COVID-19 më 2 tetor, kur edhe u shtrua në spital.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi