Mjekët në Rusi lajmëruan të premten se kanë lejuar transferimin në Gjermani të opozitarit, Alexei Navalny, pasi aleatët e tij politikë akuzuan mjekët se po e pengonin qëllimisht kurimin e tij jashtë vendit.

Më herët ata kishin refuzuar kërkesën e bashkëshortes së tij për mjekim në Gjermani duke thënë se gjendja e tij ishte e paqëndrueshme dhe se ai gjendej në terapi intensive.

Navalny dyshohet se ra pre e një helmimi teksa kthehej Siberia, ditën e enjte.

“Ata refuzojnë ta transportojnë. Thonë se në gjendjen aktuale nuk mund ta bëjnë, se është e pamundur. Megjithatë, pak orë më parë situata ndryshoi dhe ata po përgatisnin dokumentet për transferimin e tij”, ka deklaruar më herët Yulia Navalnaya.

Kafeneja në aeroportin e Tomskut, ku lideri i opozitës ruse piu një çaj përpara se të sëmurej si pasojë e helmimit është mbyllur dhe izoluar.

Gjithçka ndodhi përpara se ai të kthehej në Moskë dhe të humbiste ndjenjat në avion.