Ish-presidenti Donald Trump u ngacmua nga disa prej mbështetësve të tij teksa pranoi se kishte marrë një dozë përforcuese për COVID-19.

Ish-presidenti i SHBA-së u fërshëllye nga një pjesë e audiencës në Dallas të dielën, kur pranoi se kishte marrë një dozë tjetër të vaksinës kundër Covid.

Gjatë një ndalese të turneut me ish-prezantuesin e Fox News, Bill O’ Reilly, Trump paralajmëron mbështetësit se ata po luajnë me jetët e tyre kur hedhin poshtë vaksinat dhe nuk i marrin ato, thuhet në një video më të gjatë të postuar në Twitter nga faqja e O’Reilly.

Sipas videos së postuar në Twitter nga “No Spin News” e O’Reilly-t, ish-prezantuesi i Fox News thotë, “Si presidenti dhe unë jemi të dekurajuar” dhe më pas e pyet Trumpin: “A e more përforcuesin?”

“Po”, thotë Trump, duke u përpjekur të qetësojë zhurmat.

Kjo vjen pasi zyrtarët dhe shkencëtarët amerikanë i bëjnë thirrje popullatës që të vaksinohet mes një rritjeje të rasteve për shkak të variantit Omicron.