Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar foton në krah të tre policëve që u mbajtën në paraburgim në Serbi që nga data 14 qershor.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kapën nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi.

Ata shihen në gjendje të mirë shëndetësore, teksa më në fund pa shumë peripecish dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve, janë lënë të lirë.