Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se kanë ndryshuar rregullat për pasagjerët që udhëtojnë drejt Turqisë.

Aeroporti bën të ditur se:

Sipas njoftimit të autoriteteve turke, pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi (përveç atyre që janë tranzit dhe nën moshën 6 vjeç), duhet të plotësojnë Formularin e Hyrjes të Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.

Formulari plotësohet 72 orë përpara udhëtimit dhe duhet të paraqitet në format elektronik ose të printuar gjatë Check-in në aeroport.

Pasagjerët që nuk plotësojnë këtë formular do t’u refuzohet hyrja për në Turqi, njoftojnë autoritet Turke.

Këto rregulla kanë ndryshuar për shkak të përkeqësimit të situatës nga koronavirusi në shtetin turk.