Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Bordin e Transparencës për ushqimet. Gjyqtarët vlerësuan se akti normativ i qeverisë nuk plotëson kushtet e urgjencës dhe për këtë shkak e shfuqizuan atë.

Sipas gjykatës, lufta Rusi-Ukrainë nuk është një argument ligjor që justifikon Bordin.

Gjyqtarët kushtetues thonë në vendimin e zbardhur pak ditë pasi rrëzuan aktin normativ të qeverisë, se nuk e mohojnë ndikimin e kësaj lufte, për të cilën sipas tyre një sërë vendesh kanë marrë masa konkrete për ndikimet në tregun e brendshëm. Gjyqtarët përmendin disa shtete, qofshin ato të rajonit si Maqedonia e Veriut apo shtete të tjera si Lituania dhe Holanda.

Por ndryshe nga këto shtete, thotë Gjykata Kushtetuese, Shqipëria dhe qeveria nuk dorëzoi një analizë të detajuar mbi ndikimin e tregut vendas nga kjo luftë dhe nga ana tjetër, çfarë impakti kishte kjo luftë. Thuhet se në komisionet përkatëse ku u diskutua për Bordin e Transparencës, që do të monitoronte çmimet e shportës ushqimore, nuk u dorëzua një analizim i detajuar në Komisionin e Ekonomisë. Për më tepër, thonë gjyqtarët kushtetues, nuk përmendet as se si ku kat po kalonte për shkak të urgjencës së luftës Rusi-Ukrainë.