Floreta Luli-Faber, Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se është infektuar pas vizitës në Shqipëri pasi kur ka bërë testin në momentin që ka ardhur në vendin tonë ka rezultuar negative.

Të dashur miq, Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e COVID-19. Përgjigja ishte Pozitive“, thotë ajo.

Gjithashtu, ajo thotë se ka zhvilluar shumë takime pune me zyrtarë, kolegë, shokë e miq dhe nuk mund t’i njoftojë dot një nga një, teksa shton se në çdo ambient ka qenë me maskë dhe ka ruajtur distancën.

Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një.

Sakaq, bën apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen, të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajnë maskën.

“Mos i hiqni në asnjë moment maskat. Uroj më të mirën për secilin nga ju!”– shkruan ambasadorja.