Kryeministi Edi Rama, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, sërish bën apel për mbajtjen e maskave teksa shkruan: “Ju lutem nga nesër maskat kudo jashtë shtëpisë”.

Pas vendimit të konfirmuar për mbajtjen e maskave edhe jashtë shtëpisë, Rama rithekson që qytetarët të mos neglizhojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sakaq, më herët edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një mesazh sensibilizues teksa tregon në të hapat e vendosjes dhe heqjen së maskës mbrojtëse.

“Mos harroni maskën dhe barrierën mbrojtëse kur dilni nga shtëpia. Ajo është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë. Lani, dezinfektoi duart para se ta vendosni dhe pasi e hiqni maskën. Kujdesuni që të mbuloni hundën dhe gojën me maskë. Lani barrierën mbrojtëse prej tekstili rrugullisht. Vendose maskën, ruaj shëndetin, shpëtoi jetë”, shkruan Manastirliu.