Të gjithë prokurorët e SPAK-ut janë ftuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për një vizitë në “Ryerson House” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri, e cila shpreh falenderime për prokurorët e SPAK për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.Ishte një nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Ryerson House në ShBA. Ne shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.

SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – pavarësisht sa i pasur apo i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë dhe sepse besojmë ashtu si populli shqiptar: Shqipëria i përket Evropës!