Asgjë, ende nuk është fituar Bashkia e Himarës.
Ai që u zgjodh me sforcim të madh parash, është i arrestuar në bazë të nenit 328 të Kodit Penal – për Korrupsion Aktiv në Zgjedhje.
Çështja do të gjykohet në SPAK.
Nëse gjykata do ta dënojë Belerin me burg, dhe vendimi gjyqësor do të marrë formën e prerë, Beleri shkarkohet automatikisht në bazë të vendimit me burg që i ka dhënë SPAK.

Kot gëzohen të shiturit në Himarë.
Por, nëse Beleri merr pafajësinë në SPAK, atëherë do vijojë mandatin si Kryetar Bashkie i Himarës.
Por kjo është pamundësi absolute, sepse Beleri është kapur në flagrancë, dhe nuk ka gjykatë që t’i japë pafajësi, e jo më SPAK-u

Të shohim më pas se si do të shkojnë zgjedhjet për kryetarin që do të zgjidhet në zgjedhjet e reja, dhe cili do të jetë kandidati i ri që do zgjidhet nga himarjotët.
Por SPAK duhet ta gjykojë sa më shpejt me një procedurë të përshpejtuar, se kjo është një çështje me rëndësi të madhe kombëtare.