Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së sotme në Partinë Demokratike. Me një shënim në Twitter, Rama i ka cilësuar dy protagonistët, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, si kufoma politike, ndërsa thotë që nuk ka asnjë pune me kacafytjen e tyre.

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre”, shkruan Rama.

Lidhur me akuzat e Berishës që Garda dhe Renea ishin në selinë e PD-së, Rama tha se “Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”