Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 971 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62-vjeçar, një 66-vjeçare nga Lezha, një 67-vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.