Dita e diel ka shënuar një ulje të numrit të viktimave nga COVID-19. Gjashtë pacientë të prekur nga virusi humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Viktimat janë 4 qytetarë nga Tirana, një qytetar nga Vlora dhe një nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç.

Rastet e reja- Janë kryer 2993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në  Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë,  Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë,  11 raste në Durrës,  9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë,  Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Situata në spitale- Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.