Yahoo ka njoftuar se do të përdorë inteligjencën artificiale për të fshirë komentet dhe mesazhet që përmbajnë urrejtje dhe shpifje nga faqja e saj në Japoni si pjesë e luftës kundër dhunës kibernetike dhe ngacmimeve.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, përfaqësuesit e Yahoo në Japoni kanë vendosur të zgjerojnë shërbimet e tyre të kontrollit të shprehjes në internet si pjesë e luftës kundër ngacmimit kibernetik, me rekomandimin e një ekipi ekspertësh.

Një listë e fjalëve dhe termave që do të identifikohen si dashakeqe do të publikohen së shpejti, si dhe rregullat dhe kriteret për fshirjen e këtyre fjalëve.

Sipas kësaj liste, komentet që janë regjistruar si të dëmshme nga inteligjenca artificiale do të hiqen automatikisht.

Një vdekje e bujshme si shkak

 Për të siguruar lirinë e shprehjes, Yahoo do të pranojë pyetje dhe ankesa nga përdoruesit, komentet e të cilëve janë hequr, si dhe do të publikojë rregullisht raporte që detajojnë mesazhet e fshira si dhe rregullat për heqjen e tyre.

Përfaqësuesit e kompanisë thanë se qëllimi i këtij projekti është parandalimi dhe ndalimi i komenteve dhe postimeve të dëmshme.

Sipas Kyodo, Yahoo i miratoi këto masa pasi akuzat u shfaqën në publik se dhuna kibernetike dhe ngacmimi çuan në vdekjen e boksieres dhe aktores profesioniste 22-vjeçare Hana Kimura.

Sipas burimeve të policisë, besohet se rreth 300 mesazhe që ajo mori me rreth 200 profile çuan në vdekjen e saj.