Drejtuesi Politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj doli në një deklaratë për mediat nga selia rozë për të njoftuar se socialistët kanë fituar edhe Bërzhitën. Kryebashkiaku i Tiranës e quajti rezultatin një rekord pasi sipas tij, kjo njësi ka qenë e djathtë.

 

“Kemi një tjetër njësi që ka mbyllur me shumë sukses numërimin në Tiranë, Bërzhitën. Kemi një tjetër rekord, duke fituar 65%, një njësi rurale e Tiranës, që gjatë këtyre viteve të tranzicionit ka qenë e djathtë. Jam plot me krenari dhe mirënjohje për kolegët që kanë punuar në kushte jashtëzakonisht sfiduese. Meritën më të madhe e ka ai që e ka drejtuar punën, Xhemal Qefalia.”

Erion Veliaj dha garancinë se pavarësisht se kush fiton zgjedhjet, nuk do të ketë dallime në shërbimet për qytetarët.

 

“Dua të garantoj qytetarët se do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithëve njësoj, nuk do të pyesim në janë të majtë apo të djathtë, nuk kemi pyetur për teserin e partisë. Kur mbaron beteja, fushata, numërimi i rikthehemi punës pa asnjë dallim për t’u shërbyer të gjithë njerëzve me respekt. Duhet të çojmë deri në fund rindërtimin e plotë. Kemi mundësi të rikthehemi që sot në terren.”

 

Ai u bëri një thirrje edhe numëruesve të PD, duke ju kërkuar të rikthehen në punë. Me ironi, Veliaj tha se nuk mund të lodhesh pas tri orësh numërim dhe të shkosh në gjumë.