Ishulli i Kastellorizo, në Greqi është vendi i parë në Evropë ku të gjithë banorët janë vaksinuar, i pari që është krejtësisht pa Covid.

Të dielën e kaluar, 21 shkurt, banorët e ishullit të vendosur në skajin lindor të vendit, pak kilometra nga bregu turk, morën dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Dhe tani i gjithë komuniteti është vaksinuar.

Nuk është rastësi që banorët e këtij ishulli ishin ndër të parët që morën vaksinën e koronavirusit. Përkundrazi, është një strategji precize e qeverisë së Athinës e cila ka zgjedhur të jetë e para për të imunizuar vendet turistike: me mbërritjen e verës dhe në funksion të rifillimit të flukseve turistike, sigurisht që është e dobishme të jesh në gjendje të sigurosh sigurinë për vizitorët e ishullit.

Për më tepër, në këtë mënyrë, duke imunizuar ishujt e saj të largët së pari, Greqia synon të shmangë problemet e qendrave më të vogla mjekësore, të cilat tashmë me pak raste rrezikojnë të jenë në telashe duke pasur parasysh disponueshmërinë e zvogëluar të mjekëve dhe vështirësitë e lidhjes për pjesën tjetër të vendit.

Greqia në total që nga shpërthimi i pandemisë ka regjistruar gjithsej mbi 190,000 raste të koronavirusit. Vdekjet janë pranë shifrës 7 mijë.

Më 11 shkurt, autoritetet greke kishin vendosur një bllokim në Athinë dhe në të gjithë Atikën, rajoni më i populluar i vendit. Disa ditë më parë ata vendosën të zgjasin mbylljen të paktën deri në 1 mars.