Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar dje Qeverinë, me shumicë deputetësh nga radhët e LDK-së, duke bërë që vendi të shpallë zgjedhjet e reja jo më larg se 40 ditë nga dalja e vendimit të Kushtetueses.

Vetëvendosje, e cila ishte dhe partia që e çoi qeverinë e re në Kushtetuese e ka mirëpritur vendimin e saj, por aty ka dhe një “hile” për kreun e saj, Albin Kurti.

Gjykata i ka ndaluar Albin Kurtit kandidimin për deputet, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të VV sepse janë të dënuar me kusht.

Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Faton Topallit e shumë të tjerë nga Vetëvendosja nuk do të mund të kandidojnë sepse janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit në Parlament. Por, kjo “hile” e ka një zgjidhje sipas juristëve në Kosovë.

Ata janë shprehur se Albin Kurti mund të mos kandidojë për deputet, por mund të nominohet nga partia e tij si i vetmi emër për Kryeministër, pa u futur në listat zgjedhore.

Kujtojmë se, muaj më parë LDK e Isa Mustafës rrëzoi Qeverinë Kurti nga pushteti, duke prishur koalicionin që kishin bashkë.

Për këtë, vendimtare ishte vota e deputetit Etem Arifi, e cila u shpall e pavlefshme dje nga Gjykata Kushtetuese sepse deputeti është dënuar me burg.