SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj 5 të akuzuarve për vrasjen e Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur më 25 Shkurt 2021.

Të akuzuarit që dërgohen për gjykim në gjykatë janë Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti, ky i fundit në rolin e ekzekutorit direkt.

Të pestë të pandehurit janë dërguar për gjykim me masë sigurimi arrest në burg dhe të akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Behar Sofia, finalizuar në datën 25.2.2021;

“Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.