Gjykata e Tiranës ka liruar 26-vjeçaren Adiola Lakra, e cila dyshohej si e përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës, që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Sipas policisë, 26-vjeçarja dyshohet se është bashkëpunëtore në vrásjen e Billës së bashku me Víktor Markun (vëllai i Prel Markut, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli nga Hekuran Billa) dhe Sebastian Malin (nipi i Prel Markut).

Në dosjen e prokurorisë, Adiola Lakra nuk ka pranuar kategorikisht të ketë përfshirje me ngjarjen dhe të jetë bashkëpunëtore në thirrjen për t’a nxjerr në pritë Hekuran Billën në datën 11 qershor të vitit të kaluar.

Para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin.

Sipas saj, ata kanë jetuar në të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje sentimentale.

Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri.

Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar kërkesë për miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin.

Billa dhe Lakra janë takuar gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit, pasi siç duket Billa ka patur frikë të lëvizë në vende të tjera, për shkak konfliktit për hakmarrje.